Ushtruesja e detyrës së presidentës, Haxhiu viziton Drenicën në ditën e parë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ushtruesja e detyrës së presidentës, Haxhiu viziton Drenicën në ditën e parë
haxhiu-presidente
04/04/2026 - 20:17
Linku u kopjua

Në ditën e parë si ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nesër nis punën me një vizitë në Drenicë.

Haxhiu të dielën bën homazhe në kompleksin memorial në Rezallë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës së Kosovës, homazhet nisin në orën 10:00.

"Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë", thuhet në njoftim.

Nesër bëhen 27 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot pasi pranoi detyrën nga Vjosa Osmani u shpreh e vendosur për ta ushtruar detyrën me seriozitet dhe profesionalizëm, duke nënvizuar se bashkëpunimi institucional dhe përkushtimi i kabinetit do të jenë kyç për përballimin e sfidave në vijim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026