Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët afër shtëpive – intervenojnë zjarrfikësit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarr në Ballancë të Vitisë, flakët afër shtëpive – intervenojnë zjarrfikësit
Një zjarr ka shpërthyer të dielën në fshatin Ballancë të Komunës së Vitisë, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bar të thatë, ndërsa erërat e forta po rrisin rrezikun e përhapjes së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Hetem Jakupi, i cili njoftoi se ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ndodhen në terren dhe janë duke punuar për ta vënë situatën nën kontroll.
Sipas tij, prioritet i ekipeve është mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe e arave me grurë, në mënyrë që zjarri të mos shkaktojë dëme në të mbjellat e fermerëve.
Jakupi u bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme pranë zonës së zjarrit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.
Ai shprehu besimin se, falë angazhimit të ekipeve në terren, zjarri do të lokalizohet dhe do të shuhet sa më shpejt.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.