Ushtria britanike heq ndalimin e mbajtjes së mjekrës
Lexohet për: 2 min.
fwfwqfwqwfw
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtria britanike ka vendosur të heqë ndalimin e mbajtjes së mjekrës, që vlente si për ushtarët ashtu edhe për oficerët, pas më shumë se 100 vitesh shqyrtim. Vendimi u mor pasi ushtria kreu një rishikim të rregullave të saj për pamjen personale të anëtarëve të saj, të cilat deri më tani lejonin vetëm mbajtjen e mustaqeve. Para miratimit të vendimit janë konsultuar mbreti Charles, politikanët britanikë dhe aleatët e Mbretërisë së Bashkuar, transmeton Politico.

“Shumica dërmuese mendonte se ushtria duhet të ndryshojë rregullin aktual dhe të lejojë ushtarët dhe oficerët të mbajnë mjekër. Ne dëgjuam dhe morëm një vendim”, tha zëdhënësi i Ushtrisë britanike, Paul Carney. Ai deklaroi se oficerëve dhe ushtarëve do t'u lejohet të rrisin mjekrën, por duhet të mbajnë një pamje profesionale dhe t'u përmbahen udhëzimeve specifike se si mund të duket mjekra e tyre. Ata që bëjnë mjekër duhet të presin që pamja e tyre të shqyrtohet për t'u siguruar që ajo është në përputhje dhe herë pas here do të duhet të rruhen nëse e kërkon situata operacionale. Me këtë vendim Britania e Madhe bashkohet me ushtritë e Danimarkës, Gjermanisë dhe Belgjikës, të cilat tashmë lejojnë ushtarët dhe oficerët e tyre të mbajnë mjekër.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025