Ushtria amerikane: I bëmë mbi 8 mijë fluturime mbi Iran, nuk na e rrëzuan as edhe një avion
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ushtria amerikane: I bëmë mbi 8 mijë fluturime mbi Iran, nuk na e rrëzuan as edhe një avion
comanda qendrore
23/03/2026 - 10:50
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar se ndonjë avion i tyre luftarak është rrëzuar nga Irani.

“Forcat e ShBA-së kanë realizuar mbi 8 mijë fluturime luftarake gjatë operacionit ‘Epic Fury’. As edhe një avion luftarak amerikan nuk është rrezuar nga Irani”, thuhet në një njoftim të Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, përcjellë KosovaPress.

Ky reagim vjen pas raportimeve se regjimi iranian rrëzoi, një avion F-15 mbi qiellin e Republikës Islamike, së fundmi.

Teherani zyrtar kishte pretenduar se ka rrëzuar edhe një avion tjetër, rreth 10 ditë më parë, por Amerika doli me një deklaratë në të cilën pranoi se një fluturake e madhe i ishte rrëzuar, por jo nga sulmet “miqësore” e as “armiqësore”, por gjatë disa telasheve me mbushjen me kerozinë, në qiell, mbi Irak. Me këtë rast humbën jetën 6 amerikanë, pjesë e ekuipazhit të avionit që ra në tokën irakiane. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026