Ushtarët e Kosovës trajnohen në Shqipëri (Foto)
Lexohet për: 1 min.
323122447_572329291074715_7082491353532648667_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komandot e rinj të FSK-së trajnohen me vëllezërit e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për njësitë elitë të forcave.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se pas rreth 14 javësh trajnimi intensiv, kandidatët për beretën blu "komando", realizuan sot me sukses përfundimin e kursit me të njëjtin emër.

“Komandot tona, gjatë këtij kursi tejet sfidues treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira duke demonstruar veprime luftimi me armatim dhe veprime trup me trup. Pjesë të programit të këtij kursi ishin  vrapimet të shtigje të gjata me pajime, mbijetesë, alpinizëm në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë. Mirënjohje dhe falënderim për Batalionin Komando dhe urime për të gjithë beretat blu. Së bashku  jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025