Ushtarët e FSK-së me kapele të reja
Lexohet për: 1 min.
mehaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se nga sot ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajisen me kapele të reja.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas dekretimit të beretave nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne kanë bërë shpërndarjen e beretave të reja.

“Nga sot ushtarakët tanë me beretat e reja! Pas dekretimit të beretave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Osmani, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin,  në një ceremoni solemne bëmë shpërndarjen e beretave të reja.

Nga sot, beretat do të kenë ngjyra  dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive tona ushtarake si: forcat tokësore, policia ushtarake, forcat për operacione civile dhe forcat speciale.

Shumë urime komandove tona  për beretat e reja dhe vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja!”, ka shkruar Mehaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025