Ushtarët amerikanë rrëzojnë dronin që po i sulmonte në Sirinë perëndimore
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas burimeve lokale të dielën, një bazë amerikane në provincën Homs të Sirisë perëndimore u vu nën një sulm me dron.

Droni vetëvrasës u rrëzua nga ushtarët amerikanë në bazën në zonën al-Tanf pranë kufirit me Jordaninë të shtunën vonë, thanë burimet.

Nuk raportohet për të lënduar. Baza amerikane u vu nën një sulm të ngjashëm me dron më 7 prillin e kaluar.  Grupet e mbështetura nga Irani herë pas here synojnë bazat amerikane në bregun lindor të lumit Eufrat duke përdorur raketa dhe drone vetëvrasëse. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024