Artriti është një sëmundje inflamatore e kyçeve që është karakteristike për të moshuarit, por vitet e fundit ka prekur gjithnjë e më shumë popullatën e re. Kjo sëmundje shkakton probleme të shumta dhe dëmton ndjeshëm cilësinë e jetës.
Hulumtimet tregojnë se dieta, ose eliminimi i disa llojeve të ushqimit, mund të luajë një rol të madh në zbutjen e simptomave të artritit.
1. Sheqerna të shtuar
Të gjithë duhet të kufizojnë marrjen e sheqerit, veçanërisht njerëzit me artrit. Sipas hulumtimeve, ushqimet që përmbajnë sheqerna të shtuar përkeqësojnë simptomat e artritit. Përveç kësaj, pijet me sheqer mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të artritit.
2. Mishi i përpunuar dhe i kuq
Disa studime kanë treguar një lidhje midis mishit të kuq dhe të përpunuar dhe proceseve inflamatore, të cilat mund të rrisin simptomat e artritit. Përveç kësaj, një konsum i lartë i mishit të kuq mund të jetë një faktor rreziku për artritin inflamator.
3. Gluteni
Gluteni është një proteinë që gjendet në drithëra si gruri, thekra dhe elbi. Disa studime e lidhin glutenin me proceset inflamatore dhe theksojnë se eliminimi i glutenit nga dieta mund të lehtësojë simptomat e artritit.
4. Ushqimi i përpunuar
Ushqimet e përpunuara, të tilla si ushqimi i shpejtë, drithërat e ëmbla dhe produktet e pjekura zakonisht përmbajnë sheqer të shtuar, drithëra të rafinuara, konservues dhe përbërës të tjerë që mund të shkaktojnë inflamacion dhe përkeqësojnë simptomat e artritit.
5. Alkooli
Alkooli mund të përkeqësojë simptomat e artritit, kështu që të sëmurët duhet të kufizojnë ose të përjashtojnë plotësisht konsumimin e alkoolit. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i alkoolit mund të rrisë shpeshtësinë dhe ashpërsinë e sulmeve të përdhes dhe se konsumimi kronik i alkoolit mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të osteoartritit.
Një dietë e lartë në omega-6 dhe e ulët në yndyra omega-3 mund të përkeqësojë simptomat e osteoartritit dhe artritit reumatoid. Edhe pse këto yndyra janë thelbësore për shëndetin, çekuilibri i tyre mund të rrisë proceset inflamatore.
Një konsum më i ulët i ushqimeve të pasura me yndyra omega-6, të tilla si vajrat bimore, së bashku me një konsum më të lartë të ushqimeve të pasura me acide yndyrore omega-3, si peshku yndyror, mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të artritit.
Shkencëtarët theksojnë se marrja e lartë e natriumit mund të jetë një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve autoimune si artriti inflamator. Të sëmurët nga artriti duhet të shmangin ushqimet e konservuara, picën, disa djathëra, mish të përpunuar dhe produkte të tjera të përpunuara.