USAID-i mbështet Kosovën me 34.5 milionë dollarë
Lexohet për: 2 min.
marreveshja
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Në vlerë prej 35.5 milionë dollarësh, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt, në emër të USAID-it kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, që ka për synim të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët e Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani derisa ka treguar rëndësinë e këtij projekti që përfiton Kosova, ka shtuar se SHBA-të kanë qenë dhe mbeten një partner i përkushtuar dhe i palëkundur i popullit të Kosovës në këtë drejtim.

Osmani po ashtu ka thënë se krahas mbështetjes financiare, populli amerikan ndër vite ka treguar një partneritet të vazhdueshëm të ndërtuar mbi vlera, siç tha ajo “një partneritet i ndërtuar në besim të ndërsjellë, besim në një Kosovë që në çdo vendim të saj në qendër të vëmendjes ka popullin e saj”.

Ndërsa, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se kjo do ta ndihmojë Kosovën të integrohet më tej në tregjet evropiane dhe ta afrojë vendin më pranë institucioneve euroatlantike si Bashkimi Evropian

Ai ka theksuar edhe ndihmën e ShBA-ve për vite. Siç tha ai kanë kaluar 25 vjet që kur ShBA-të kanë filluar për herë të parë të ofrojnë këtë lloj ndihme për popullin e Kosovës, dhe në atë kohë, janë dhënë më shumë se një miliardë dollarë amerikanë për të mbështetur popullin kosovar.

Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore është nënshkruar nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024