UP Hasan Prishtina-UAVEIRO, fillon ndeshja në sallën "1 Tetori"
Lexohet për: 1 min.
kjo1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka filluar të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e ditës së sotme në sallën "1 Tetori", e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete.

Takimi i fundit i këtij programi i takon Dy universiteteve, Hasan Prishtina nga Kosova dhe UAVEIRO nga Portugalia, raporton KosovaPress.

Henbollistët kosovarë janë në kërkim të fitores së dytë në këtë turne, pasi që mbrëmë mposhtën me rezultat 35:32 Universitetin MANDAUE.

Në anën tjetër, fitore në raundin e parë regjistroi edhe UAVEIRO, hendbollistët e të cilit shkatërruan me rezultat 65:12 Universitetin e Shkodrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025