UP hap konkursin për studentët e rinj, nis aplikimi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
UP hap konkursin për studentët e rinj, nis aplikimi
Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.
Sipas njoftimit të Universitetit të Prishtinës, programet e studimit të ofruara mbulojnë një gamë të gjerë fushash akademike dhe janë të dizajnuara për t’i përgatitur studentët për kërkesat e tregut të punës, duke u ofruar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillimin profesional dhe personal.
Universiteti thekson se synon të ofrojë një mjedis të favorshëm akademik, ku studentët mund të zhvillohen në aspektin intelektual dhe të arrijnë synimet e tyre në karrierë.
Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës ka ftuar maturantët dhe studentët e interesuar të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e institucionit, duke i cilësuar traditën, historinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë në arsim si vlera kryesore të universitetit.
https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,3942
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.