Universiteti spanjoll “UCLM” mposhtë atë kroat “UNIN” në botërorin e hendbollit
Lexohet për: 1 min.
uclm
2 vite më parë
Linku u kopjua

Henbollistet e universitetit spanjoll “UCLM” kanë regjistruar një tjetër fitore në Kampionatin Botëror Universitar të Henbollit që po zhvillohet gjatë kësaj javë në Prishtinë.

Ato kanë triumfuar ndaj hendbollistëve të universitetit kroat “UNIN” me rezultat të thellë 42-12 në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve të këtij kampionati, raporton KosovaPress.

Dominimi i vajzave spanjolle në fushë ishte që nga fillimi i ndeshjes dhe epërsia e thellë u krijua që në minutat e parë derisa skuadra vajzat kroate dukeshin të pafuqishme në fushe për të bërë më shumë ndaj tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025