United thyen heshtjen pasi Greenwood lirohet nga akuzat për përdhunim dhe sulm
Lexohet për: 1 min.
9-United
1 vit më parë
Linku u kopjua

Manchester United ka thënë se do të kryej procesin e tij përpara se të vendos për veprimin e ardhshëm të klubit, pasi akuzat kundër sulmuesit Mason Greenwood u hoqën.

Akuzat për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe një akuzë për sulm që shkaktoi lëndime trupore kundër një 21-vjeçareje anglez u hoqën sot, një vit pasi ai u arrestua, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, United tani ka reaguar pas lirimit nga akuzat të Greenwood.

"Manchester United vë në dukje vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës që të gjitha akuzat kundër Mason Greenwood janë hequr. Klubi tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”, shkruante në deklaratën e United.

Greenwood mbetet në listën e skuadrës së United, që nënkupton se ai mund ta rifillojë karrierën si futbollist, dhe është ende i pranishëm në faqen e skuadrës së parë në faqen zyrtare të United.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025