Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Old Trafford” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Manchester United dhe Chelseat, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 32-të të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, United e mposhti Bournemouthin me rezultat minimal 1:0, kurse Chelsea u mposht 1:0 nga tanimë kampioni i këtij edicioni, Manchester City, raporton KosovaPress.
Momentalisht, United zë vendin e katërt me 69 pikë të arkëtuara, tre sosh më shumë se Liverpooli në vendin e pestë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Në anën tjetër, Chelsea po kalon në njërin nga sezonet më të dobëta në histori të klubit, ku gjendet në vendin e 12 në tabelë në kuotën e 43 pikëve.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Shaw, Lindelof, Varane, Wan-Bissaka; Eriksen, Casemiro; Fernandes, Antony, Sancho; Martial