Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë
Showbiz
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë
Unikkatil
02/05/2026 - 11:34
Linku u kopjua

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil ka prekur publikun me publikimin e këngës së tij më të re, “Copa Copa”, një dedikim emocional për vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj, i cili ka ndërruar jetë një vit më parë.

Kjo këngë vjen si përmbushje e një tradite të veçantë mes dy vëllezërve. Sipas një postimi të bërë nga artisti në rrjetet sociale, ai ka treguar se çdo ditëlindje, vëllai i tij i kërkonte vetëm një dhuratë – një këngë.

Edhe pse tashmë vwllau i tij nuk është më në mesin e të gjallëve, Unikkatil ka vendosur ta respektojë këtë dëshirë.

Në postimin e tij ai shkruan: “Çdo ditëlindje vëllau im më ka kërku vetëm këngë. Shpirti i tij e ka ndi këtë këngë që e bona për ditëlindje, amo sonte para mesnatës e ndini edhe ju. Happy birthday my one and only!”.

Kënga “Copa Copa” përmban vargje të forta dhe personale dhe vjen si një rrëfim i dhimbjes së thellë dhe një kujtim i përjetshëm për vëllain.

Projekti është pritur me interes nga fansat dhe deri më tani ka arritur mbi 91 mijë shikime në platformën YouTube.

&list=RDnZhCte9LLHA&start_radio=1
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026