Ulutash pret certifikimin e zgjedhjeve që ta urojë Kurtin për fitoren e 7 qershorit, flasin edhe rreth sigurisë
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ulutash pret certifikimin e zgjedhjeve që ta urojë Kurtin për fitoren e 7 qershorit, flasin edhe rreth sigurisë
kurti uutash fatlumi
08/07/2026 - 16:13
Linku u kopjua

Komandanti i KFOR, gjeneralmajori turk Ozkan Uutash e ka uruar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij dhe të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas një njoftimi të kryeministrisë, ky përgëzim u bë gjatë takimit të dy zyrtarëve të lartpërmendur në selinë e qeverisë së Kosovës, në Prishtinë, të mërkurën.

“Në nisje të takimit, që rastisi në ditën e certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti pranoi urime nga gjeneralmajor Ulutaş për fitoren e 7 Qershorit”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.

Komunikata thotë se në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Lexo po ashtu
Moti sot
“Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, shkruan në përfundim të njoftimit. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026