Ulutash i KFOR-it: Në fund të fundit, siguria e qëndrueshme në Kosovë varet nga një zgjidhje politike
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ulutash i KFOR-it: Në fund të fundit, siguria e qëndrueshme në Kosovë varet nga një zgjidhje politike
14/03/2026 - 13:35
Linku u kopjua

Komandani i KFOR-it, Ozkan Ulutash (Özkan Ulutaş) ka thënë se siguria e qëndrueshme në Kosovë në fund të fundit varet nga një zgjidhje politike.

Ai e ka bërë këtë koment në një intervistë për mediet serbe në Beograd, të cilën ua ka shpërndarë medieve në Kosovë, të shtunën.

“KFOR vazhdon të përmbushë mandatin e tij të kahershëm të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues ndaj sigurisë”, ka thënë Ulutash, përcjellë KosovaPress. “...Megjithatë, siguria e qëndrueshme në Kosovë në fund të fundit varet nga një zgjidhje politike”.

Për këtë arsye, sipas Ulutash, KFOR vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ky është kuadri për të gjetur zgjidhje për çështjet e mbetura pezull, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026