Njëri nga vendet dhe plazhet më simpatike në Shqipëri, dhe jo vetëm, Borshi, do të mirëpresë këtë sezon veror një tjetër perlë të turizmit shqiptar. Këtu, më 15 maj bëhet hapja zyrtare e Ulin Boutique Hotel, një hapësirë moderne dhe elegante që premton një eksperiencë unike pushimi pranë bregdetit mahnitës të jugut të Shqipërisë.
I vendosur në një nga zonat më të bukura të rivierës shqiptare, Ulin Boutique Hotel sjell kombinimin perfekt mes luksit, rehatisë dhe natyrës mesdhetare. Me arkitekturë moderne, ambiente të dekoruara deri në detaje dhe një atmosferë relaksuese buzë detit, hoteli synon të bëhet një nga destinacionet më të preferuara për turistët vendas dhe të huaj.
Hoteli pritet të ofrojë akomodim premium, pamje panoramike nga deti Jon, shërbim cilësor dhe një atmosferë intime që ndërthur qetësinë e Borshit me standardet moderne të mikpritjes.
Me plazhin e kristaltë, natyrën mbresëlënëse dhe gastronominë tradicionale të zonës, Borshi vazhdon të forcojë pozicionin e tij si një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Shqipëri, ndërsa Ulin Boutique Hotel vjen si një shtesë e re që i jep më shumë elegancë dhe ekskluzivitet rivierës shqiptare.