Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
nafta
2 vite më parë
Linku u kopjua

Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e sotme vendosi uljen e çmimit të naftës dhe benzinës, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

“Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 232 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 220 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 212 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 100 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 88 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Sipas MFE-së, çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi më datë 10 maj 2022, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

MFE tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Sipas MFE-së, në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. (ATSH)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025