“Ulërima e Luanit” dhe “Ngritja e Luanit”, pse Izraeli zgjedh kësi emra për sulme ndaj Iranit?
1-First
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Ulërima e Luanit” dhe “Ngritja e Luanit”, pse Izraeli zgjedh kësi emra për sulme ndaj Iranit?
Israel launches attacks on Iran
28/02/2026 - 13:09
Linku u kopjua

Izraeli ka zgjedhur që operacionin e sotëm ndaj Iranit të quajë “Ulërima e Luanit” (Lion’s Roar).

Ky, emër, siç raporton “The Times of Israel”, ndërsa përcjellë KosovaPress,  u vendos direkt nga kryeministri i shtetit Benjamin Netanyahu.

“IDF (Forcat e Armatosura të Izraelit) kishin një propozim tjetër për këto sulme” raporton gazeta, duke thënë se megjithatë, dominoi propozimin e kryeministrit.

Emri i operacionit ngjan të jetë si një “vazhdimësi” e atij të qershorit 2025, kur Izraeli, sikur edhe Amerika, kryen një seri sulmeve ndaj aseteve bërthamorë të Iranit. Ato sulme u quajtën “Ngritja e luanit” (Rising Lion)

Emri “Ulërimat e Luanit” për operacionin izraelit ndaj Iranit nuk është zgjedhur rastësisht pasi ai, siç raportohet, ka një kuptim simbolik dhe strategjik nga perspektiva izraelite.

“Ulërima e luanit” përfaqëson fuqinë, guximin dhe vendosmërinë — karakteristika që ushtria izraelite dhe qeveria e këtij duan t’i dërgojnë si mesazh përballë një kërcënimi që ata e perceptojnë si ekzistencial për vendin.

Emrat e operacioneve ushtarake janë përzgjedhur me qëllim psikologjik dhe propagandistik — jo vetëm për identifikim teknik, por edhe për të dërguar një mesazh tek kundërshtari, opinionit publik brenda vendit dhe partnerët ndërkombëtarë. Të zgjedhësh imazhin e luanit thekson idenë e një reagimi të fuqishëm dhe të vendosur ndaj atyre që Izraeli i sheh si kërcënim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026