Çmimet e naftës kanë shënuar rënie dhe një fuçie nafte është tregtuar për 95 dollarë në tregjet ndërkombëtare.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 69 centë më i ulët se sa në fund të javës së kaluar dhe arriti në 95,08 dollarë. Në tregun amerikan një fuçi tregtohej me çmim më të ulët për 84 centë, duke u shitur për 87.06 dollarë.
Importet kineze të naftës bruto ranë për 4.3 për qind në periudhën janar-shtator, rënie që u shënua për herë të parë që nga viti 2014.
Të hënën, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ngriti parashikimet e saj për kërkesën afatmesme dhe afatgjatë për naftë dhe vlerësoi se përmbushja e kërkesës kërkon 12.1 miliardë dollarë investime, pavarësisht tranzicionit energjetik, shkruan Indexhr.