Ukrainë, Bahmuti përballet me sulme të vazhdueshme ruse
Lexohet për: 1 min.
Untitled-4
1 vit më parë
Linku u kopjua

Forcat ruse kanë kryer më shumë valë sulmesh në Bahmut në ditën e kaluar, por asnjëra palë nuk ka arritur të bëjë përparim kritik.

Sipas ushtrisë ushtrisë ukrainase, luftimet e ashpra po vazhdojnë për qytetin e Bahmutit, shkruajnë mediat e huaja.

“Forcat ruse kanë kryer 62 sulme ajrore dhe gjashtë sulme me raketa kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objektivëve civilë”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase të hënën në raportimin ditor, duke shtuar se ofensiva kryesore e Moskës vazhdon të jetë e përqendruar në vijën e frontit në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka.

beteja për kontrollin e Bahmutit, qytet që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, po vazhdon qe disa muaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024