Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se disa njësi të forcave të armatosura të republikës së Bjellorusisë vazhdojnë misionet e tyre në zonat në kufi me Ukrainën. Kurse, disa njësi të trupave territoriale të Forcave të Armatosura Ruse, vazhdojnë vendosjen e tyre në territorin e Bjellorusisë.
Sipas njoftimit të ushtrisë së Ukrainës, ka dështuar një tentativë evakuimi mjekësor i rusëve.
Gjatë ditës së 21 prillit, Rusia nisi tri herë raketa, 30 herë sulme ajrore dhe më shumë se 50 herë sulme MLRS.
“Mundësia e sulmeve të mëtejshme raketore dhe ajrore në të gjithë Ukrainën mbetet e lartë. Fokusi kryesor i kundërshtarit janë operacionet sulmuese në akset Bakhmut, Avdiivka, Mar'inka dhe Shakhtars'ke. 53 herë sulme u zmbrapsën. Qyteti i Bakhmut mbetet në epiqendrën e luftimeve”, njofton ushtria e Ukrainës.