Tadiq: Delegacioni serb në Munih ‘këmbëngul’ se pas protestave qëndrojnë shërbimet ruse
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Boris Tadiq
20 orë më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti serb Boris Tadiq njoftoi sot se bashkëbiseduesit e tij në Konferencën e Sigurisë së Munihut e informuan atë se përfaqësuesit e delegacionit serb po "u dërgonin informacione politikanëve perëndimorë se shërbimet dhe interesat ruse qëndrojnë pas protestave të studentëve në Serbi".

“Ky nuk është vetëm një nivel i ri i sulmeve ndaj studentëve, por edhe krejtësisht në kundërshtim me propagandën që po bëhet në Serbi se po bëhet një revolucion me ngjyra, duke qenë se revolucionet me ngjyra zakonisht nisen nga Perëndimi”, ka shkruar Tadiq në X.

Bllokadës së studentëve në Kragujevc i bashkëngjiten edhe serbët nga Kosova • KosovaPress

Ai deklaroi se është absurde që qeveria të pretendojë në të njëjtën kohë se po ndodh një revolucion me ngjyra dhe se Rusia qëndron pas protestave.

Sipas tij, kjo është veçanërisht absurde duke pasur parasysh se qeveria e Partisë Progresive nënshkroi një marrëveshje për statusin e vëzhguesit të Serbisë në aleancën ruse të mbrojtjes CSTO dhe formoi një grup pune me Rusinë për të luftuar pikërisht kundër revolucioneve me ngjyra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025