Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Roli i NATO-s në Kosovë, Osmani takon gjeneralin Cavoli
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani në Konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me komandantin suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli, me të cilin ka diskutuar për rolin e organizatës më të madhe ushtarake në Kosovë.

Osmani ka ri-konfirmuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n edhe në të ardhmen.

“Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 vjetëve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.  Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Kujtojmë, NATO përfaqësohet në Kosovë përmes misionit paqeruajtës KFOR.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025