Ukraina prezanton fanellat speciale, përfshihen Kosova e Shqipëria - foto
Lexohet për: 1 min.
8-Ukraina
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Asociacionit të Futbollit të Ukrainës (UAF), Andriy Pavelko, ka prezantuar fanellat e reja në partneritet me brendin “Joma”, për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Kombëtarja e Ukrainës.

Fanella është e njëjtë sikurse ajo që është përdorur në Kampionatin Evropian Euro 2020, por tani me disa ndryshime të veçanta, përcjell KosovaPress.

Në fanellat e reja speciale, Ukraina është solidarizuar me të gjitha shtetet të cilat kanë treguar përkrahje përgjatë luftës aktuale me agresorin rus, duke vendosur flamurët e të gjithave përreth një vije e cila simbolizon kufirin ukrainas.

Në këto fanella speciale, ndër flamurët e përfshirë janë edhe ai i Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa fotot se si duken ato mund t’i gjeni më poshtë.

https://twitter.com/ZoryaLondonsk/status/1523917466489040896
https://twitter.com/DrAlakbarov/status/1524042710155419649
https://twitter.com/zoranceran2/status/1524011802505396232
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025