Ukraina nënshkroi një marrëveshje me IEA për rinovimin dhe zhvillimin e sistemit energjetik
Lexohet për: 1 min.
Ukraina
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Ukrainës nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për rinovimin dhe zhvillimin e sistemit energjetik të vendit.

Kontrata dyvjeçare do të fokusohet në sigurinë e energjisë, kalimin në energji të pastër, kursimin e energjisë dhe rindërtimin e sektorit të energjisë, raportoi Guardian.

Ministri ukrainas i Energjisë Herman Halushchenko tha se rritja e sigurisë dhe kalimi në energji pa karbon janë parimet themelore mbi të cilat do të bazohet rimëkëmbja e sektorit energjetik të Ukrainës.

“Ne nuk heqim dorë nga planet e mëparshme për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe për t'iu bashkuar trendit global të tranzicionit të gjelbër. Programi i përbashkët duhet të ndihmojë në përdorimin e ekspertizës me cilësi të lartë dhe aplikimin e gjerë të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe teknologjisë së avancuar për rinovimin e sistemit modern energjetik të Ukrainës”, tha Halushchenko.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025