Ukraina, marrëveshje me Kroacinë për transportin e grurit
Lexohet për: 1 min.
grurii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ukraina dhe Kroacia kanë arritur një marrëveshje për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Adriatik për eksportin e grurit ukrainas. Konfirmimi u bë nga ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, pasi priti homologun e tij kroat, Gordan Grliq-Radman.

“Ne kemi rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për transportin e grurit ukrainas. Tani do të punojmë për të krijuar rrugët më efikase drejt këtyre porteve dhe do të shfrytëzojmë sa më shumë këtë mundësi. Çdo derë e hapur është një kontribut real dhe efektiv për sigurinë globale të ushqimit. Faleminderit Kroacisë për ndihmën e saj konstruktive”, deklaroi Kuleba, transmeton Alsat-M.

Ministria e Jashtme e Ukrainës denoncoi se sulmet ajrore ruse shkatërruan rreth 180,000 tonë kultura gruri në nëntë ditë këtë muaj. Pas rinovimit të dështuar të marrëveshjes së grurit, rusët goditën disa herë infrastrukturën portuale në Ukrainë, më së shumti në Odessa.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025