Ukraina bojkoton Botërorin e Xhudos për shkak të xhudistëve rus e bjellorus
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ukraina ka vendosur të bojkotojë Kampionatin Botëror të Xhudos në kryeqytetin e Katarit, Doha, për shkak të ripranimit të xhudistëve rus dhe bjellorus.

Tërheqjen e tyre nga gara, për shkak të kualifikimit për Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Paris, e ka konfirmuar Vitaliy Dubrova, kryetrajneri i ekipit ukrainas.

Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) vendosi të lejojë xhudistët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojë si atletë neutralë në Kampionatin Botëror, i planifikuar të mbahet nga 7 deri më 14 maj.

“Sigurisht, ne e morëm vesh përmes faqes së internetit të IJF-së, sepse dje ishte dita e fundit e regjistrimit të sportistëve për Kampionatin Botëror”, tha Dubrova në një raport të uebsajtit ukrainas të lajmeve. Ne pritëm dhe shpresonim se do të mbizotëronte arsyeja e shëndoshë.”, tha ai..

Dubrova zbuloi se Federata e Xhudos Ukrainase (FJU) do të lëshojë një deklaratë zyrtare mbi vendimin e saj për të bojkotuar turneun.

Ai tha gjithashtu se presidenti i FJU, Mikhail Koshlyak do të udhëtonte për në Katar ku pritet të mbajë një fjalim në Kongresin e zakonshëm të IJF që do të mbahet të enjten.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024