Anëtarët e grupit motoçiklist rus “Ujqit e Natës” kanë organizuar një festim për “çlirimin e Beogradit”, një ngjarje që i referohet fundit të pushtimit nazist të qytetit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aktivitetet përfshinë parakalime me motoçikleta, mbajtjen e flamujve serbë dhe rusë, si dhe simbole patriotike që përkujtojnë aleancën mes dy vendeve.
Parada u zhvillua në disa nga rrugët kryesore të qytetit, ndërsa anëtarët e “Ujqve të Natës” në këtë formë theksuan rëndësinë e miqësisë dhe aleancës historike mes Serbisë dhe Rusisë. Aktiviteti ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme dhe mbështetje nga segmente të caktuara të popullsisë lokale, të cilët ndiejnë një lidhje të fortë kulturore dhe historike me Rusinë.
Nema se šta slaviti, naprotiv. #BG pic.twitter.com/KUqODTjNCu
— doktor Svetislav ?? ? (@vladika_backi) October 20, 2024
Lidhur me këtë manifestim kanë shkruar edhe mediat serbe.
Ndryshe, ky grup njihet për lidhjet e tij me politikën nacionaliste dhe mbështetjen për Kremlinin, ndërsa pjesëtarë të këtij formacioni janë edhe serbët.