Zëvendësministrja e Shëndetësisë Dafina Gexha- Bunjaku dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, kanë vizituar sot Institutin Rajonal të Shëndetësisë Publike në Pejë, përfaqësuesit e Deçanit, QKMF në Deçan dhe ndërmarrjen regjionale “Hidro-Drini” në Pejë dhe Deçan.
Kjo vizitë u bë për shkak të shqetësimeve se në disa fshatra të komunës së Deçanit uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.
Zyrtarët e Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publik enë Pejë kanë konfirmuar se janë marrë mostrat e ujit të këtyre fshatrave, ku sipas tyre në rezultatet e analizave fiziko-kimike janë brenda kufijve, porse priten edhe rezultatet e analizave bakteriologjike.
Gexha-Bunjaku dhe Arifi, thanë se Qeveria e Kosovës është e gatshme t'i përgjigjet çdo rekomandimi dhe sugjerimi nga institucionet kompetente në mënyrë që situata të jetë nën kontroll dhe qytetarët të jenë të sigurt për çdo gjë.
Vizita e sotme erdhi pasi dje Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga IKSHPK-ja se, me kërkesë të ujësjellësit “Hidro-Drini” në Pejë, se janë marrë mostra të ujit të pijes nga disa fshatra të Deçanit për shkak të shqetësimeve se uji është turbulluar si pasojë e të reshurave.