Gjatë këtyre dy ditëve të fundit, Federata e Futbollit të Kosovës ka pritur dy mentorët e shquar të UEFA-s, Stuart Grieve dhe Vladimir Luptak.
Grieve dhe Luptak ishin në vizitë punë në Kosovës për të vlerësuar rritjen dhe zhvillimin e futbollit në vend, me synim masovizimin dhe ofrimin e mundësive për të gjithë të rinjtë që përfshihen në lojën e futbollit, raporton KosovaPress.
“Në përfundim të vizitës, dy mentorët e UEFA-s ndanë vlerësime, këshilla, ide dhe informacione në takimin e përbashkët me ud.sekretarin e përgjithshëm, Markus Weidner dhe menaxheren e Grassroots, Albina Rrahmani. Ata siguruan se do të vazhdojnë të japin mbështetje të fortë në zhvillim të futbollit në Kosovë, teksa vizita e tyre dëshmon përkushtimin e UEFA-s në projektet Grassroots dhe përparimin e mëtejm të futbollit në vendin tonë”, shkruante në komunikatën e FFK-së.