U21/Prishtina në stilin e liderit e mposht Llapin
Lexohet për: 1 min.
2-Prishtina U21
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të Superligës së Kosovës në grupmoshat U21, Prishtina zhvilloi sot ndeshje me skuadrën e Llapit.

Skuadra e re e Prishtinës e ka mposhtur sot Llapin me rezultat bindës 3:0, kështu duke e regjistruar fitoren e 16-të të kampionatit, raporton KosovaPress.

Golashënues te Prishtina ishin Naxhi Berisha (minuta e 30’), Rama me autogol në minutën e 32’ dhe Anik Vitija (minuta e 83’).

Me fitoren e sotme, Prishtina e përforcon pozitën e parë në tabelë në kuotën e 51 pikëve, krahas Llapit që ka 37 pikë në vendin e katërt.

Rezultati final, 3:0 në favor të Prishtinës U21.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025