U ndodh edhe gjermanëve – ministrit Wadepuhul s’i ndez avioni, vonohet 70 minuta
Dëgjoje me zë...
U ndodh edhe gjermanëve – ministrit Wadepuhul s’i ndez avioni, vonohet 70 minuta
Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul, i ndodhën dy vonesa të papritura, të enjten në Riad, teksa bëhej gati të fluturonte për në Turqi.
Pak para nisjes së planifikuar të delegacionit të tij nga kryeqyteti saudit rreth orës 6 e 30 të mëngjesit, piloti i avionit transportues A400M të Forcave Ajrore gjermane raportoi një problem teknik.
Ky problem, megjithatë, u zgjidh pas rreth 15 minutash, por avioni mbeti në pistë me motorët që tashmë ishin vënë në punë. Pak para orës 7, piloti njoftoi se aeroporti ishte mbyllur përkohësisht, pa u dhënë fillimisht ndonjë arsye.
Rreth 70 minuta pas orarit të planifikuar të nisjes, avionit më në fund i ishte dhënë leja për ngritje, njofton DPA, përcjellë KosovaPress.
Wadephul kishte planifikuar të fluturonte nga Riadi drejt Turqisë herët në mëngjes, si ndalesa e fundit e vizitës së tij në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Gjirit. Në kryeqytetin Ankara ishte paraparë një takim me homologun e tij turk, Hakan Fidan.