U nda nga jeta Xhejlane Gutiqi, mbetet në kujtesë të brezave kënga e saj “Po t’përbej pashë Perëndinë”
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
U nda nga jeta Xhejlane Gutiqi, mbetet në kujtesë të brezave kënga e saj “Po t’përbej pashë Perëndinë”
xhajlane giutaj
20/03/2026 - 14:05
Linku u kopjua

Në moshën 72 vjeçare, pas disa shqetësimeve shëndetësore, ka ndërruar jetë gjatë të enjtës, ikona pejane e këngës nga brezi i artë i këngëtarëve të RTP-së, Xhejlane Gutiqi.

Familja e të ndjerës njoftoi se ceremonia e varrimit për Xhejlane Gutiqin, do të zhvillohet ditën e premte, në orën 15:00 në varrezat e qytetit të saj të lindjes në Pejë.

E ndjera, në karrierën e zenitit të saj, shquhej për interpretimet live duke bërë që me zërin e vet, të shkelte të gjitha vendet e botës, kudo ku kishte shqiptarë.

Dekadën e fundit të jetës, e ndjera, Gutiqi, e kaloi pranë familjes së ngushtë në një shtëpi modeste në lagjen ‘Kapeshnica’ të Pejës, lagje e cila siç do thoshte disa herë në intervistat e kohës, e frymëzoi e i dha zemër të shtypte paragjykimet e kohës.

Gutiqi, disa herë ka shprehur mirënjohjen edhe për prindërit e saj që e mbështetën që në fëmijëri.

Ngritja e saj në karrierë, buçiti, në vitin 1970, me këngën autoriale ‘Po t’përbej pash’ Perëndinë’ e cila menjëherë u regjistrua me orkestrën profesionale të atehershme të Radio Prishtinës, me insistimin e Isak Muçollit, do thoshte Gutiqi në një intervistë të kohës.

Vitet e para të pasluftës, Gutiqi u riangazhua në SHKA ‘Përparimi’ i Pejës, që ishte riaktivizuar, meqë e njejta kishte kënduar edhe më SHKA ‘Përparimi’ të viteve 50-ta.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026