U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe kryeprokurorët diskutojnë iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë
Lexohet për: 1 min.
kryeprokurori
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive  të vendit, përfaqësues të prokurorive dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi U.D. Kryeprokurori Kelmendi diskutoi me të pranishmit lidhur me iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë.  

“Lidhur me këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurorët e prokurorive që iniciativat për mbrojtje të ligjshmërisë nga ana e prokurorëve të rasteve të jenë sa më profesionale dhe në përputhje me standardet e hartimit të shkresave penale. Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për shkëmbimin e informacioneve, veçmas në rastet që janë në interes të opinionit publik”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025