U ankua ambasada kosovare në Berlin, Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina”
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
U ankua ambasada kosovare në Berlin, Turkish Airlines e ndryshon “Priština” në “Prishtina”
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka bërë të ditur se kompania ajrore Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e destinacionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në versionin gjerman, duke e ndryshuar nga “Priština” në “Prishtina”.
Ai tha se ky ndryshim dëshmon se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive mund të sjellin rezultate konkrete në korrigjimin e pasaktësive lidhur me emërtimin e Republikës së Kosovës dhe qyteteve të saj.
Ajeti dhe ambasada që ai udhëheq u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse hasin institucione apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës ose qytetet e saj nuk paraqiten në mënyrë korrekte, të njoftojnë përmes adresës elektronike
[email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto raste, sic ka thënë ai, të adresohen dhe të korrigjohen.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.