U aludua se ishte vrarë gjatë një sulmi iranian, kryeministri izraelit pi kafe i qetë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
U aludua se ishte vrarë gjatë një sulmi iranian, kryeministri izraelit pi kafe i qetë
Netanyahu
15/03/2026 - 19:04
Linku u kopjua

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një video në rrjetet sociale për të hedhur poshtë thashethemet që qarkulluan në internet se ai ishte vrarë në një sulm iranian.

Në videon e shpërndarë, Netanyahu falënderon mbështetësit për përkrahjen e tyre, duke theksuar se kjo mbështetje forcon atë personalisht, ashtu edhe qeverinë izraelite dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“Mbështetja juaj është e jashtëzakonshme, ajo më jep forcë mua, qeverisë dhe IDF-së. Po bëjmë gjëra që nuk mund t’i ndaj tani, por sot ka operacione shumë të fuqishme edhe në Iran dhe Liban”, u shpreh ai.

Më pas, Netanyahu ironizoi thashethemet që po qarkullonin në rrjetet sociale për vdekjen e tij.

“A doni të numëroni gishtat e mi? Mund t’i shihni këtu… dhe këtu. Shihni? Shumë mirë”, tha ai me humor në video.

Videoja u publikua pasi në rrjetet sociale u përhapën raportime të paverifikuara që pretendonin se Netanyahu ishte vrarë gjatë një bombardimi iranian. Disa teori konspirative shpërndanë edhe video duke pretenduar se ai shfaqej me gjashtë gishta, duke e paraqitur këtë si “provë” të pretendimeve për vdekjen e tij, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi në faqen e saj zyrtare “Sepah Neës” se nëse Netanyahu është gjallë, ai do të vazhdojë të jetë objektiv i sulmeve.

“Nëse ky kriminel që vret fëmijë është gjallë, ne do ta ndjekim dhe do ta eliminojmë me gjithë forcën tonë”, thuhet në deklaratë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026