Tyson shfaqet para duelit të radhës, fansat: "Njeriu më i rrezikshëm në planet"
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Mike Tyson (58) po vazhdon përgatitjet e tij për duelin ndaj YouTuber-it Jake Paul (27) më 15 nëntor në Teksas.

Boksieri legjendar mahniti fansat duke kryer një transformim të mrekullueshëm në më pak se një vit.

Tyson u relaksua gjatë daljes në pension, sa në një moment peshonte mbi 170 kilogramë. Por Tyson pritet të hyjë në ring ndaj Paul nën 100 kilogramë pasi transformimi që ka bërë është tronditës.

"Mike duket më mirë se shumica e 25-vjeçarëve në Amerikë". "Ne do të biem dakord që ky djalë të mbrohet si një thesar kombëtar". "Njeriu më i rrezikshëm në planet", janë disa nga komentet e fansave të Tyson.

Ndeshja e fundit profesionale e Tyson para se të tërhiqej ishte në 2005 kundër McBride. Ai atëherë peshonte 104 kilogramë. Më pas në vitin 2020 ai iu rikthye boksit me një ndeshje ekspozuese ndaj Roy Jones Junior, kur peshonte 98 kilogramë.

Legjendari Mike fitoi 19 luftimet e tij të para me nokaut, 12 prej tyre në raundin e parë. Në moshën 20-vjeçe u bë kampioni më i ri i peshave të rënda në histori dhe ende mban rekordin.

Ai ishte në kulmin e karrierës së tij nga viti 1987-1990, kur mbante titullin kampion bote. Sot, Tyson është i përfshirë në biznesin e shfaqjes, nga aktrimi në filma deri tek organizimi i ndeshjeve të ekspozitës.

"Jam në formë vërtet të shkëlqyer dhe jam mirënjohës për këtë. Mezi po e pres luftën. Njerëzit flasin sa vjeçar jam gjatë gjithë kohës, por ky djalë ka vetëm dhjetë zënka në jetën e tij - mund ta luftoj”, tha Tyson para duelit me Jake Paul.

Ndërsa ky i fundit u bë i famshëm si një YouTuber që filloi të investonte para në një karrierë boksi me 11 duele të zhvilluara deri më tash, prej tyre 10 fitore, teksa me kundërshtarin e radhës Tyson ka diferencë moshe hiq më pak se 31 vjet.

“Mike, dukesh i mrekullueshëm, si Hulk. Por prapë do të të shkatërroj në ring”, ka thënë Jake Paul.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024