Tymi i zjarreve kanadeze kaplon Nju Jorkun, keqësohet cilësia e ajrit
Lexohet për: 1 min.
New York
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ndikimi i zjarreve në pyje në Kanada është përhapur edhe në Nju Jork të SHBA-së ndërsa tymi po ndikon në cilësinë e ajrit në metropol, për çka shteti pritet të vë në dispozicion për qytetarët 1 milion maska.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se rreth 400 mijë maska do të shpërndahen në parqet e shtetit, stacione të autobusëve e vende të tjera, ndërsa 600 mijë të tjera do të vihen në dispozicion në rezervat e Sigurisë Kombëtare që qeveritë lokale t’i marrin ato, shkruan CNN.

Horizonti i Manhatanit është mbuluar me një mjegull të kuqërremtë, transmeton KosovaPress.

Sipas faqes së internetit “AirNow”, indeksi i cilësisë së ajrit ishte 220 dhe u vlerësua si “shumë i pashëndetshëm”.

Qytetarët me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët dhe adoleshentët këshillohen të përmbahen nga aktivitetet fizike në natyrë.

Më shumë se 400 zjarre janë aktive në Kanada ndërsa 249 besohet se janë jashtë kontrollit.

“Që nga fillimi i vitit 2023, në Kanada janë regjistruar 2.214 zjarre, ku janë djegur rreth 3.3 milionë hektarë”, tha ministri kanadez i Sigurisë Publike, Bill Blair.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025