Turqia, vendi i tretë në që nuk do ta sanksionojë Rusinë
Lexohet për: 2 min.
maxresdefault
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë për të vendosur sanksione kundër Rusisë, duke i cilësuar marrëdhëniet me këtë të fundit “speciale”.

“Ne nuk jemi në pikën ku mund të vendosim sanksione kundër Rusisë, siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore. Ne jemi një shtet i fortë dhe kemi një marrëdhënie pozitive me Rusinë. Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo fushë të mundshme”, tha presidenti turk në një intervistë për CNN.

Pavarësisht të komenteve të rivalit të tij  Kemal Kilicdaroglu për Moskën që bëri që kandidati nacionalist Muharrem Ince të tërhiqej nga gara në prag të raundit të parë, Erdogan mbrojti marrëdhënien e tij me Putinin, duke vënë në dukje se sipas mendimit të tij ,Perëndimi duhet të ndjekë të njëjtin shembull.

“Perëndimi nuk po merr një qasje shumë të ekuilibruar. Nevojitet një qasje e ekuilibruar kundër një vendi si Rusia, “tha ai, duke akuzuar Kilicdaroglu se dëshiron të “shkëpusë” Turqinë nga Rusia.

Dhe ai pretendoi se marrëveshja për eksportet e grurit ukrainas të ndërmjetësuar nga ai dhe OKB-ja u arrit “për shkak të marrëdhënieve të veçanta me Presidentin Putin”.

Presidenti turk foli edhe për marrëdhëniet e tij me Perëndimin, veton që ai vuri në anëtarësimin e Suedisë në NATO duke akuzuar Stokholmin se ka strehuar anëtarët e PKK.

“Për sa kohë që Suedia vazhdon të lejojë degët e organizatave terroriste të lëvizin  lirshëm rrugëve të Stokholmit, ne nuk do të pranojmë anëtarësimin e saj në NATO ,” tha Erdogan.

Përndryshe, që nga 22 shkurti 2022 e deri më tani vendi që ka vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë është SHBA-ja me 1.948 sanksione.

SHBA-ja pasohet nga Suedia me 1.782 sanksione, Kanadaja me 1.590, Britania e Madhe me 1.429, Bashkimi Evropian (BE) me 1.390, Franca 1.324, Australia me 945 dhe Japonia me 919 sanksione.

Që nga data në fjalë, 9.117 nga sanksionet kundër Rusisë janë zbatuar ndaj individëve ndërsa 2.090 kanë vendosur në objektiv organizatat, 96 prej tyre anijet dhe 24 prej tyre kanë shënjestruar avionët.

Kurse, vendet që nuk kanë sanksionuar Rusinë, është Serbia dhe Bjellorusia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024