Turqia, eksportuesi kryesor i mallrave në Kosovë, ja sa u rritë importi me këtë shtet
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Turqia ka marrë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në drejtim të Kosovës.
Ky shtet, prin për kah eksporti i mallrave në Kosovë që prej muajit tetor të vitit 2021. Deri në atë vit ka qenë e para Gjermania. Ky shtet evropian renditet tash i dyti si ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë.
Si rezultat i marrëveshjes tregtare Kosovë-Turqi për heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, Turqia në tri vitet e fundit ka dyfishuar eksportin në Kosovë nga 400 milionë në mbi 830 milionë euro në vitin 2022. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2019.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Marrëveshja ishte nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari - Lila, dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.
Turqia kishte aprovuar marrëveshjen me Kosovën qysh në vitin 2015. Por, në Prishtinë, ajo u dekretua nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjashtë vjet pas nënshkrimit.
Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi për kohë të pacaktuar, por palët nënshkruese (Turqia dhe Kosova), janë pajtuar që marrëveshja në fjalë të ndërpritet në rast të hyrjes së njërës palë në Bashkimin Evropian.