Turqia dhe lufta në Iran - frika e përhapjes së konfliktit
Bota
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Turqia dhe lufta në Iran - frika e përhapjes së konfliktit
DW
Foto Ilustruese
07/03/2026 - 15:56
Linku u kopjua

Si fqinj i drejtpërdrejtë i Iranit, Turqia po e ndjek me shqetësim përshkallëzimin në Lindjen e Mesme. Ankaraja i frikësohet përhapjes së konfliktit në rajon.

Turqia gjithmonë ka qenë e lumtur të pozicionohet si ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mban marrëdhënie diplomatike si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me Lindjen e Mesme. Ankaraja është përpjekur të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në disa raste - pa sukses.

Deklaratat e fundit të Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan përcjellin edhe njëfarë frustrimi pas përpjekjeve diplomatike të viteve të fundit: lufta mund të jetë shtyrë vetëm. Ai përmendi një bisedë telefonike që pati me Uashingtonin në fund të janarit. "Më telefonuan në mes të natës", tha Fidan, shkruan DW, trasnemton KosovaPress.

Ai menjëherë e kuptoi se sa serioze ishte situata edhe atëherë dhe e informoi urgjentisht Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. "Ato ishin kohë shumë të errëta. Ne prisnim luftë ose sulmin e parë në çdo moment", shtoi Fidan.

Një konflikt kompleks me rreziqe të shumëfishta

Ankaraja ka frikë se një luftë me Iranin mund të përshkallëzohet shpejt në një konflikt më të gjerë rajonal që do të përfshinte të gjithë rajonin. Turqia ndan një kufi me Iranin që është rreth 530 kilometra i gjat, është e shqetësuar për pasojat humanitare, ekonomike dhe politike.

Turqia gjithmonë ka qenë e lumtur të pozicionohet si ndërmjetëse midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mban marrëdhënie diplomatike si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me Lindjen e Mesme. Ankaraja është përpjekur të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në disa raste - pa sukses.

Deklaratat e fundit të Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan përcjellin edhe njëfarë frustrimi pas përpjekjeve diplomatike të viteve të fundit: lufta mund të jetë shtyrë vetëm. Ai përmendi një bisedë telefonike që pati me Uashingtonin në fund të janarit. "Më telefonuan në mes të natës", tha Fidan.

Ai menjëherë e kuptoi se sa serioze ishte situata edhe atëherë dhe e informoi urgjentisht Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. "Ato ishin kohë shumë të errëta. Ne prisnim luftë ose sulmin e parë në çdo moment", shtoi Fidan.

Një konflikt kompleks me rreziqe të shumëfishta

Ankaraja ka frikë se një luftë me Iranin mund të përshkallëzohet shpejt në një konflikt më të gjerë rajonal që do të përfshinte të gjithë rajonin. Turqia ndan një kufi me Iranin që është rreth 530 kilometra i gjat, është e shqetësuar për pasojat humanitare, ekonomike dhe politike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026