Pasi kryetarja e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork më 22 prill paralajmëroi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, paralajmërim ka marrë edhe këshilltarja e tij Suzana Vasileviq. Ajo ka marrë një paralajmërim nga personat e protokollit, dhe atë për regjistrim me telefon mobil. Siç shihet në videon e regjistruar nga salla ku po mbahej seanca e rregullt për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, këshilltarja Vasileviq, është paralajmëruar pasi e ka incizuar prezantimin e Vuçiq me telefon.
Ndërkohë që ajo po mbante telefonin e saj në rreshtin e dytë duke regjistruar fjalimin e Vuçiq, Suzana Vasiljeviq u afrua nga një burrë që supozohej se ishte nga protokolli dhe e paralajmëroi se regjistrimi nuk lejohej. Kujtojmë se në të njëjtën seancë Vuçiq ka marrë paralajmërim edhe nga kryetarja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Vanessa Fraser. Ajo përmendi se folësit kanë nga tre minuta për të prezantuar, për të cilën është rënë dakord më parë. Në vend të prezantimit të tij, presidenti i Serbisë tha se nuk është dakorduar dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”. Fraser iu përgjigj se ishte dakord dhe Vuçiq ia preu fjalën duke u ankuar: “Jo, nuk është marrë vesh”. Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të përplaste dorën në tryezë duke thënë se ishte dakord dhe se zëvendësi i saj i tha se ishte dakord me presidentin serb. Ajo theksoi se nuk lejon që zëvendësi i saj të paraqitet si gënjeshtar.