Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat ka pritur kohët e fundit një numër të madh vizitorësh, kryesisht të huaj.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve në Berat, Agron Polovina ka thënë për ATSH-në se Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, në periudhën janar- 4 maj, e kanë vizituar 7971 vizitorë vendas dhe të huaj që rezulton gati dyfishi i të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e numrit të vizitorëve është ndikuar edhe nga moti i mirë dhe afrimi i nisjes së sezonit turistik. Megjithatë, duhet theksuar se Berati me trashëgiminë e tij kulturore e historike, po njeh një ngritje cilësore dhe të stabilizuar të turizmit, në të gjitha stinët e vitit.
Përtej një turizmi me qëllim çlodhjen, veçanërisht vizitorët e huaj, synojnë njohjen me artin e kulturën vendase, arkitekturën tipike osmane dhe historinë interesante të kësaj zone.