Turbullohet uji nga sonte nisin reduktimet në Fushë Kosovë, Zonën Industriale, Kalabri e Obiliq
Lexohet për: 1 min.
uji
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se Fushë Kosova, Zona Industriale, Lagjja Kalabria e Obiliqi do të kenë reduktime të ujit, si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit.

Sipas KRU “Prishtina”, turbullira ka ardhur si shkak i reshjeve atmosferike dhe sipas tyre, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj të Drenasit s’ka mundësi teknike të trajtimit maksimal.

“Ju njoftojmë se si shkak i reshjeve atmosferike,  kemi ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit. Impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë maksimalisht ujin për pije. Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë  redukime të ujit duke filluar sonte nga ora 19:00 dhe do zgjasë deri nesër në 05:00. Çrregullime me furnizimin do të kenë konsumatorët e Drenasit. Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025