Tuchel zbulon se Rice kaloi tre ditë në shtrat para ndeshjes me Norvegjinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tuchel zbulon se Rice kaloi tre ditë në shtrat para ndeshjes me Norvegjinë
New Project - 2026-07-12T163939.596
12/07/2026 - 16:49
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka zbuluar se Declan Rice kaloi shumicën e tri ditëve në shtrat për shkak të një shqetësimi në stomak, e cila iu shtua problemeve që kishte në shpinë dhe kofshë, para çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Norvegjisë.

Mesfushori startoi ndeshjen, por u zëvendësua në pushimin mes pjesëve.

Tuchel sqaroi se ndryshimi ishte pjesë e planit taktik dhe se Rice nuk ishte në gjendje të përballonte 90 minuta lojë, duke pasur parasysh edhe mundësinë që sfida të shkonte në vazhdime.

Anglia fitoi 2-1 pas kohës shtesë dhe tani do të përballet me Argjentinën në gjysmëfinale më 15 korrik.

Sipas mediave angleze, pritet që Rice të rikuperohet në kohë për sfidën e radhës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026