Tuchel shpjegon vendimin për ta zëvendësuar Mendyn me Kepan
Lexohet për: 2 min.
kepa-mendy
2 vite më parë
Linku u kopjua

Thomas Tuchel zgjodhi të fuste specialistin e penalltive Kepa në ndeshjen kundër Liverpoolit në finalën e Carabao Cup në minutën e 119-të të një loje pa gola, pavarësisht se Mendy bëri një paraqitje heroike gjatë gjithë ndeshjes.

Por Liverpool ia doli të shënonte të 11 penalltitë e tyre, duke përfshirë edhe ata të realizuar nga portieri Caoimhin Kelleher, ndërsa Kepa dështoi duke ia dhënë kështu trofeun rivalëve të tyre.

Tuchel kishte bërë më parë një lëvizje të ngjashme në Superkupën e UEFA-s të gushtit kundër Villarrealit, me Kepan që priti dy penallti për të ndihmuar Chelsean të fitonte ndeshjen, përcjellë KosovaPress.

Ndonëse Kepa e ka humbur rolin e tij titullar nga Mendy, spanjolli është bërë specialist i penalltive për blutë, duke thyer rekordin e Petr Cech vjeshtën e kaluar me protjen e tij të shtatë në karrierë për blutë.

Por Kepa nuk ishte në gjendje të priste asnjë penallti ndaj Liverpoolit në “Wembley”, duke përfshirë atë që doli të ishte penalltia fituese nga portieri kundërshtar Kelleher.

Duke folur për “Sky Sports” pas ndeshjes, Tuchel tha:

“Ne e bëmë këtë më parë me Kepën, ai është pak më i mirë në gjuajtjen e penalltive dhe kjo është arsyeja pse unë e mora vendimin. Është e pazakontë që të 11 lojtarët duhet të gjuajnë. Ndonjëherë këto gjëra mund të kthehen kundër jush, por ju i bëni ato kur duhet të bëhen, jo pasi njerëzit mund t'ju gjykojnë".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025