Një grua në provincën Jambi të Indonezisë u vra dhe u gëlltit e tëra nga një piton, sipas raporteve lokale.
Jahrah rreth të 50-tave, kishte shkuar në punë në një plantacion gome të dielën në mëngjes.
Vendasit më vonë vranë gjarprin dhe gjetën trupin e saj brenda.
"Viktima u gjet në stomakun e gjarprit," tha shefi i policisë së Betara Jambi, për mediat lokale, duke shtuar se trupi i saj dukej se ishte kryesisht i paprekur kur u gjet, raporton BBC.
Pasi gjarpri - i cili ishte të paktën 5 metra i gjatë - u pikas të hënën, fshatarët më pas e kapën dhe e vranë për të verifikuar identitetin e viktimës.
“Pasi e prenë barkun, zbuluan se ishte Jahrah brenda”, tha Harefa për CNN Indoneisa.
Pitonët e gëlltisin ushqimin e tyre të tërë. Nofullat e tyre janë të lidhura me ligamente shumë fleksibël në mënyrë që të mund të shtrihen rreth gjahut të madh.
Një ekspert i kishte thënë më herët BBC-së se pitonët zakonisht hanë minjtë dhe kafshët e tjera, "por sapo të arrijnë një madhësi të caktuar është pothuajse sikur nuk shqetësohen më me minjtë sepse kaloritë nuk ia vlejnë".
Kjo mund të përfshijë kafshë të mëdha si derra apo edhe lopë.