Trupi gjykues refuzon si provë një video që prokuroria tha se është ceremoni betimi e UÇK-së
Lexohet për: 4 min.
trupi-gjykus
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me dëgjimin e dëshmitarit të gjashtëmbëdhjetë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse për periudhën e vitit 1998 dhe rreth zonës së Llapushnikut, për të cilën ka thënë se komandanti kryesor ishte Fatmir Limaj.

Në fillim të marrjes në pyetje, ZPS ka paraqitur një video për të cilën prokurorit Matt Halling ka thënë se është ceremoni betimi e UÇK-së.

Ai ka kërkuar që njëjta të pranohet si provë materiale, por është refuzuar nga trupi gjykues.

Lidhur me këtë video ka reaguar mbrojtja e Thaçit, avokati Gregory Kehoe, i cili ka thënë se nuk ka asnjë bazë për shfaqjen e kësaj video meqë dëshmitari në gjykatore nuk është pjesë e saj.

Pjesë nga seanca gjyqësore:

Dëshmitari: I pari (në video) është me mustaqe Musë Jashari, i dyti është Fatmir Limaj, i treti është Kumanova-Ismet Jashari.

Prokuroi Halling: Të nderuar gjykatës, duke pasur parasysh identifikimin që bëri dëshmitari dhe duke pasur parasysh se është pranuar në mënyrë të përkohshme si provë materiale shoqëruese për një dëshmitarë tjetër, ne mendojmë që është e përshtatshme që kjo të pranohet si provë materiale.

Avokati Kehoe: Doni të pranojmë një regjistrim për betim ku nuk ka betim konkretisht, thonë që është e njëjta por nuk është e njëjta, prokuroria thotë se një dëshmitar tjetër mund të verifikojë këtë, në rregull kur të vijë ky dëshmitar le ta bëjë, por kjo video nuk ka të bëjë fare me këtë dëshmitar përveç faktit që Musë Jashari, Famtir Limaj, kanë qenë të pranishëm atje, dhe Ismet Jashari. Dhe ju po tregoni si duken ceremonitë e betimit të UÇK-së që ishin shumë efikase por ama betim nuk ka aty.

Gjykatësi Smith: Pranohet, nuk ka asnjë lidhje në këtë video të na tregojë për betim konkret aty. Kjo video është e pavlerë.

Pas kësaj, prokuroi ka thënë se do të ketë një tjetër dëshmitar që do të flas për këtë video.

Ai ka vazhduar me pyetje rreth strukturës së komandës në zonën e Llapushnikut.

Derisa dëshmitari ka thënë se ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas tij në periudhën e vitit 1998 kishte deklarata që pjesëtarët e LDK-së nuk duhej pranuar në UÇK.

"Ne kemi qenë pjesë e LDK-së deri shumë vonë pas luftës, atëherë një far lloj presioni që kemi pasur ka qenë edhe ky motiv, njerëzit e LDK-së pse janë kyçur në UÇK, kanë menduar këta njerëzit që kanë qenë në fillim që vetëm këta duhet me e udhëheqë luftën dhe vetëm këta duhet me zotëru Kosovën, ashtu diçka”, ka thënë ai.

Sipas dëshmitarit, në atë kohë thuhej se pjesëtarët e LDK-së nuk janë të besueshëm.

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar që të tregohet se kush kishte bërë deklarata të tilla, por prokuroi ka thënë se pyetjet rreth kësaj duhet të bëhen në seancë private.

Pas kësaj, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka kërkuar që të bëhen pyetjet e përgjithshme në seancë publike dhe të vazhdohet pastaj me pyetje të tjera në seancë private, në mënyrë që të mos krijohen paqartësi dhe ndërprerje.

Seanca po vijon e mbyllur për publikun.

https://kosovapress.com/admin/mbrojtja-e-thacit-i-kerkon-trupit-gjykues-te-tregoje-se-kjo-ceshtje-nuk-ka-te-beje-me-trafikim-organesh/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024